Lajme

Lokalet shfrytëzojnë natën e fundit para mbylljes, organizojnë me të madhe ndeja me shumë të ftuar

0
lokalet-shfrytezojne-naten-e-fundit-para-mbylljes,-organizojne-me-te-madhe-ndeja-me-shume-te-ftuar

E natën e fundit para mbylljes, po e shfrytëzojnë me të madhe lokalet e natës në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Një shumicë absolute e tyre, kanë shfrytëzuar rastin që në natën e fundit para se të hyjnë në fuqi masat rigoroze të qeverisë, të organizojnë ndeja e ahengje.

Madje shumë prej tyre, kanë të ftuar edhe këngëtarë të njohur të estradës.

Ndryshe, sektori i gastronomisë që nga fillimi ka kundërshtuar ashpër masat e vendosura nga qeveria e Kosovës që ua ndalon atyre punën normale deri më 18 prill.

Ky sektor ka qenë më i godituri që nga fillimi i pandemisë, ku pavarësisht masave restriktive, mbështetja për ta nga institucionet ka lënë shumë për të dëshiruar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera