Loredana Zefi para pak ditësh vendosi të largohej nga Instagrami, duke mos dhënë asnjë paralajmërim, shkruan lajmi.net.
Por, me t’u rikthyer, rep-artistja bëri të ditur se është duke finalizuar albumin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet në muajin dhjetor.
Pas mesnatës, këngëtarja lansoi këngën e parë nga ky album, e cila titullohet “Intro” dhe vjen e shoqëruar me videoklip.
Në këtë klip, Loredanën e shohim më ndryshe prej herave të tjera, ngase shfaqet si zeshkane dhe duket joshëse.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Loredana Zefi. /Lajmi.net/