Biznesmeni dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, po ndërton një super lagje në Kazakistan.
Fshati Saranda, emër shqiptar tash e tutje do të bëjë jehonë në Kazakistan por edhe në mbarë botën.
Këtë fshat do ta shijojnë njerëzit e pasur.
Kjo super lagje, do të ndërtohet nga kompania e Pacollit.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion i tij për një lagje moderne në zemër të natyrës, ku do të vendosen kazakët e pasur.
Ky projekt, sipas Pacollit është e dhe krenaria e kompanisë së tij.
“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.