Lajme

Malcolm Simmons këshillon Kosovën: Është koha t’i thoni BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”

0
malcolm-simmons-keshillon-kosoven:-eshte-koha-t’i-thoni-be-se-“jemi-lodhur-nga-lojerat-e-juaja”

Përmes një reagimi të bërë në Twitter, Simmons deklaroi se është koha që Kosova t’i thotë Bashkimit Evropian se “jemi lodhur me lojërat e juaja”.

Simmons shtoi se BE-së i duhet thënë se jemi lodhur me lojërat.

“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e Bashkimit Evropian”, shkroi ai , transmeton lajmi.net.

Ndonëse nga BE-ja shpesh herë u theksua se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ende nuk është marrë vendim që kosovarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë pa viza.

Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, pati folur disa herë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Madje për këtë ai kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit./Lajmi.net/

Lexo të tjera