Sport

Man City hap negociatat për Ruben Dias – përgatit milionat

0
man-city-hap-negociatat-per-ruben-dias-–-pergatit-milionat

Ruben Dias është lojtari që po kërkohet me ngulm nga skuadra e Manchester City.

Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se ‘Citizens’ janë gati të paguajnë 50 milionë euro për Dias, transmeton lajmi.net.

Lojtari shihet si një zëvendësim për Nico Otamendi, i cili pritet të largohet nga ‘Etihad’.

Benfica nuk do ta lirojë me lehtësi lojtarin, por City janë të vendosur.

Mbetet të shihet nëse City do të mbyll marrëveshjen për Dias. /Lajmi.net/

Lexo të tjera