Sport

Man City mposht Dortmund dhe arrin kualifikimin në gjysëmfinale

0
man-city-mposht-dortmund-dhe-arrin-kualifikimin-ne-gjysemfinale

Takimi i parë mes dy skuadrave përfundoi 2-1 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Dortmund e fillojë më mirë ndeshjen e dytë, duke shënuar golin e parë në minutën e 15-të nga Jade Bellingham, në fund u eliminuan.

Riyad Mahrez shënoi në minutën e 55-të, për të barazuar shifrat nga pika e bardhë.

Ndërsa, epilogun përfundimtar ndeshjes ia dha Phil Foden, duke shënuar gol pas asistimit të Bernardo Silvas në minutën e 75-të.

Ndeshja e parë mes Manchester City dhe Paris Saint-Germain në gjysëmfinale do të luhet më 27 prill./Lajmi.net/

Lexo të tjera