Sport

Man United pajtohet me Telles – kontratë pesë vjeçare për mbrojtësin e krahut

0
man-united-pajtohet-me-telles-–-kontrate-pese-vjecare-per-mbrojtesin-e-krahut

Skuadra nga ‘Old Trafford’ dështoi në afrimin e Sergio Reguillon, ky i fundi që zgjodhi skuadrën e Tottenham Hotspur.

Megjithatë, ‘Djajtë e kuq’ po vazhdojnë kërkimin për një përforcim dhe thuhet se tashmë kanë marrëveshje me Alex Telles, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian thuhet të jetë pajtuar me Man Utd për një kontratë pesë vjeçare.

Kartoni i Telles do t’i kushtojë skuadrës së Manchester United 18 milionë funte.

I gjithë fokusi aktualisht qëndron në këtë transferim, pas dështimit të Reguillon. /Lajmi.net/

Lexo të tjera