Sport

Man Utd dëshiron të blejë edhe një tjetër futbollist të Ajax

0
man-utd-deshiron-te-bleje-edhe-nje-tjeter-futbollist-te-ajax

‘The Sun’ bën të ditur se ‘Djajtë e Kuq’ janë duke monitoruar mbrojtësin e majtë, Nicolas Tagliafico, përcjell lajmi.net.

Manchester United kanë qenë të lidhur shumë me Alex Telles të Portos, por tani kanë identifikuar Tagliaficon si një objektiv rezervë.

Argjentinasi, ka edhe dy vite kontratë me Ajax, dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Manchester United në ndeshjen e vetme të zhvilluar në Premierligë këtë sezon, janë mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace, 1:3./Lajmi.net/

Lexo të tjera