Sport

Manchester United e bën prioritet transferimin e yllit që është duke shkëlqyer në Premierligë

0
manchester-united-e-ben-prioritet-transferimin-e-yllit-qe-eshte-duke-shkelqyer-ne-premierlige

“Djajtë e Kuq” që këtë edicion provuan të ‘luftojnë’ për titull, por nuk ia dolën ngase City është në avantazh dukshëm, transmeton lajmi.net.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar sërish përforcime në skuadër dhe sipas Todo Fichajes, kapiteni i Aston Villas, Jack Grealish është prioritet.

Grealish vazhdon të shkëlqejë derisa vëzhgohet edhe nga Manchester City.

Sipas këtij raportimi, Aston Villa kërkon hiq më pak se 80 milionë euro, vlerë të cilën do ta këtë problem ta paguajë Unitedi, por shpreson në negociata.

Në rast që realizohet ky transferim, atëherë Unitedi ndoshta do shihej si kandidat për titull./Lajmi.net/

Lexo të tjera