Sport

Mankenda pas fitores ndaj Arbërisë: Luftuam shumë për të marrë tre pikë të domosdoshme

0
mankenda-pas-fitores-ndaj-arberise:-luftuam-shume-per-te-marre-tre-pike-te-domosdoshme

Prishtina arriti të marrë tre pikë ndaj Arbërisë në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës, shkruan lajmi.net.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 2-0, pas ndeshjes, Mankenda u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën dhe lojën e zhvilluar ku theksoi se pikët e arkëtuara ndaj skuadrës së Arbërisë ishin të domosdoshme për Prishtinën në luftën e saj për titull.

“Paraqitje e mirë e e skuadrës, luftuam shumë për pikët që i kishim të domosdoshme për ti marrë”, tha Mankenda.

“Dhamë maksimumin dhe besoj se do të vazhdojmë me këtë formë edhe ndeshjeve në vazhdim për të arritur qëllimin drejt titullit kampion në Superligë”, përfundoi Gauthier Mankenda./Lajmi.net/

Lexo të tjera