Sport

Maqedonia e Veriut zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën

0
maqedonia-e-veriut-zhvillon-stervitjen-e-fundit-para-ndeshjes-me-kosoven

Edhe për ta kjo është hera e parë që janë kaq afër për të marrë pjesë në një turne madhor pas 30 viteve, anipse janë dukshëm kombëtare më e vjetër se ne.

Në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku do të luhet nesër ndeshja, futbollistët e Maqedonisë së Veriut janë duke kryer përgatitjet e fundit para testit final, shkruan lajmi.net.

Sipas medieve atje, shihet një atmosferë pozitive brenda grupit, pasi është ndeshja më e rëndësishme në historinë e tyre.

Kosova pas pak do të mbërrijë në kryeqytetin e Shkupit, dhe do të kryej stërvitjen e fundit gjatë mbrëmjes, përpara sfidës së nesërme që zhvillohet nga ora 20:45. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera