Sport

Maradona dhe fanella e tij ikonike: Ku është 10-shi që ai e veshi në sfidën e paharruar ndaj Anglisë

0
maradona-dhe-fanella-e-tij-ikonike:-ku-eshte-10-shi-qe-ai-e-veshi-ne-sfiden-e-paharruar-ndaj-anglise

Kjo ndeshje cilësohet si një nga ndeshjet më emocionuese të futbollit, shkruan lajmi.net.

Tifozët atëkohë, patën mundësi të shohin dy anët e Diego Armando Maradonës, që sollën një fund tragjik për Kombëtaren e Anglisë.

Ishte 22 qershori i vitit 1986, kur Maradona i shënoi një gol me dorë Anglisë, e që nuk u vërejt nga gjyqtari.

Në të njëjtën ndeshje, bota e futbollit pa një nga golat më të mirë në historinë e këtij sporti.

Ai mori topin nga mesi i fushës, dribloi pothuajse gjithë ekipin e Anglisë, për të shënuar atë gol të mrekullueshëm.

Me dy golat e tij, njërin me dorë e tjetrin falë aftësive të tij të jashtëzakonshme, Argjentina mundi 2:0 Anglinë dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Pas asaj kohe, pak është ditur se çfarë ka ndodhur me fanellën që Maradona ka pasur veshur në këtë përballje. Vetëm në vitin 2012, bota e pa përsëri të ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit që ndodhet në qytetin e Mançesterit.

Por kush e mban atë fanellë?

Steve Hodge, mesfushor anglez, ishte ai që kishte shkëmbyer fanellën me Maradonën pas ndeshjes.

Ish lojtari i Nottingham Forest dhe Leeds United, kishte marrë kritika të shumta nga shokët e kombëtares me të mbërritur në zhveshtore.

Ata nuk mund të besonin se si dikush nga ekipi i tyre ka mundur të shkëmbente fanellën me Maradonën, pasi ai i mposhti ata.

Me kalimin e kohës, vlera e kësaj fanelle është rritur ndjeshëm. Sot kjo fanellë kap vlerën prej 600 mijë dollarë, që nëse do të shitej, do të kalonte çmimin historik të vendosur për fanellën e Peles, e përdorur në vitin 1979./Lajmi.net/

Lexo të tjera