Sport

Marcelino: Na duhet një Messi jashtë forme në finale të Copa del Rey

0
marcelino:-na-duhet-nje-messi-jashte-forme-ne-finale-te-copa-del-rey

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbao në kuadër të finales së Copa del Rrey nesër, shkruan lajmi.net.

Marcelino u shpreh se atyre iu duhet një Messi jashtë formës në mënyrë që të triumfojnë në finale.

“Çfarë mund të ishte vendimtare në ndeshje nga ana e tyre që do të ndikonte rezultatin në fazën ofansive është Messi”, tha ai.

“Ne duhet ta dimë që nuk do ta kemi topin në posedim, siç edhe Reali dhe PSG-ja”, shtoi ai.

“E dimë që duhet të vuajmë, sepse nuk mund ta mposhtni Barcelonën pa vuajtur, as edhe klubet më të mëdha në botë nuk mundën ta bëjnë këtë”, tha Marcelino.

“Barcelona mund ta mposht çdo skuadër në La Liga, por shpresojmë që lojtarët e tyre të mos jenë në formë të shtunën, sidomos Messi”, përfundoi Marcelino./Lajmi.net/

Lexo të tjera