Moderatorja Marina Vjollca është një prej emrave më të suksesshëm të ekranit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, para pak ditësh kanë udhëtuar për në Milano për pushime, por duket se këtë udhëtim e kanë shfrytëzuar edhe për punë.
Përmes një postimi në Instagram, Marina bëri të ditur se nga tani do ta përfaqësojë brendin “Elisabetta Franchi” në Kosovë e Shqipëri.
View this post on InstagramA post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on
“Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur që përfaqësoj ELISABETTA FRANCHI në Shqipëri dhe Kosovë si Ambasadore e Markës !!!”, ka shkruar ajo.
Marina njihet edhe për paraqitjet publike, në të cilat vishet nga brendet më të njohura dhe shumë shpesh e kemi parë me koleksione të “Elisabetta Franchi”. /Lajmi.net/