Sport

Marotta: 1000 tifozë janë pak, synojmë 40% të kapacitetit të stadiumeve

0
marotta:-1000-tifoze-jane-pak,-synojme-40%-te-kapacitetit-te-stadiumeve

Ka qenë Administratori i deleguar për anën teknike i Interit ,Giuseppe Marotta, që në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se synohet që të lejohen tifozë deri në masën 40% e kapacitetit të stadiumeve, në një kohë sa më të shpejtë.

Ai theksoi se në shkallët e stadiumeve po ndjehet mungesa e mbështetjes së tifozëve, por njëkohësisht edhe arkat e klubeve kanë filluar të ndjejnë mungesën e të ardhurave nga shitja e biletave.

“Vendimi për praninë e 1000 tifozëve në shkallët e stadiumit është një hap i mirë, por shpresojmë të shkojmë shumë përtej kësaj shifre. Do të ishte mirë që brenda pak javësh të kishim deri në 40% të kapacitetit të stadiumit. Mungesën e tifozëve po e ndjejnë shumë futbollistët në fushë, por edhe klubet, pasi shitja e biletave është një zë i rëndësishëm i bilanceve. Ndaj Pisa-s ne futëm në stadium 1000 persona me maska dhe me 4-5 ndenjëse distancë nga njëri-tjetri. Nëse ndjekim të njëjtin standard, në shkallët e ‘San Siro”-s mund të futim shumë më tepër”, tha Marotta. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera