Fun

Marrëdhënia e Princit Philip e Lady Diana, lidhja e veçantë që i bashkonte

0
marredhenia-e-princit-philip-e-lady-diana,-lidhja-e-vecante-qe-i-bashkonte

Në moshën 32 vjeçare, ky i fundit më në fund kishte vendosur të martohej dhe e ardhmja e mbretërve u sigurua më në fund.
“Princi Philip bëri gjithçka për ta bërë Lady Dianën të ndihej e mirëpritur në gjirin e familjes mbretërore. Madje e bënte edhe të ndihej e lumtur. Ai ishte shumë i lidhur me të”, shkruan Richard Kay, një gazetar për familjen mbretërore në Daily Mail.

Ashtu siç tregojnë edhe letrat e shkëmbyera midis Princit Filip dhe nuses së djalit të tij tregojnë, se Filip dhe Diana kishin një admirim dhe dashuri të ndërsjellë.

Në fakt, të gjitha letrat e Dukës së Edinburgut për Dianën kishin nënshkrimin: “Me gjithë dashurinë time, prej babai“, Diana gjithmonë i referohej Princit Filip dhe Mbretëreshës si “Baba dhe Mama”.

Dasma e shekullit e festuar më 29 Korrik 1981 kthehet në një makth për Dianën kur ajo zbulon se Charles ka qëndruar afër ish-të dashurës së tij, Camilla.

E fiksuar me rivalen e saj, Diana shndërrohet në një princeshë të irrituar, të cilën asgjë nuk duket se e qetëson, madje as lindjet e William dhe Harry. Familja, e cila më pas injoroi periudhat e bulimisë dhe anoreksisë së Dianës, dyshoi në depresion pas lindjes.

“Cilado qoftë origjina e fatkeqësisë së saj, Princi Philip kishte shumë simpati për të dhe ishte i vetmi person që e mbështeste” sjell në vëmendje gazetari Richard Kay.

Lexo të tjera