Ekonomi

Marrëveshja ekonomike në Uashington rrit eksportin e Kosovës në Serbi 

0
marreveshja-ekonomike-ne-uashington-rrit-eksportin-e-kosoves-ne-serbi 

Siç njofton kumtesa, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha me këtë rast se prodhuesit vendës po fuqizohen dita ditës si dhe është rritur vetëdija për konsumim të produkteve vendëse.“Sot po fillojmë më ndryshe se viteve të kaluara për shkak të pandemisë dhe prandaj ky aktivitet ka të bëjë me promovimin, punësimin dhe eksportin dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kompanisë kosovare dhe asaj nga Serbia.

Kjo është marrëveshja e parë në mes bizneseve koosvare dhe tyre serbe pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Washington në Shtëpin e Bardhe në mes Koosvës, Serbisë dhe SHBA për rritjen e bashkëpunim ekonomik në mes subjeketeve eknomike të këtyre shteteve.

Marrëveshja e sotme kap vlerën rreth 1 milion euro, e që në Serbi do të paraqitet si “Made in Kosova”.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në kohë të pandemisë. Sektori privat nuk rritet me deklarata mediale, por rritet me ndihma të drejtpërsëdrejta”.

“Për herë të parë në histori ka nevojë për ndihmë sektori privat që çuditërisht Kuvendi po heziton që t’i implementoj disa ligje që ka të bëjë me rimëkëmbje ekonomike dhe me ratifikim të disa marrëveshje që kanë të bëjnë me sektorin privat”, tha Shahini.

E pronari i “Agrokosova Holding”, Haziz Tafaj, tha se kanë investuar në ruajtjen e traditës, duke investuar në teknologji të re. Ai më tej shtoi se produktet e tyre eksportohen në shumë shtete të botës dhe se janë vlerësuar për cilësi.

“Gjendemi në kohën e vjeljes së rrushit dhe asaj të verës ku së bashku më komunën e Suharekës organizojmë festivalin e vjeljes, por këtë vit për shkak të pandemisë nuk kemi mundur ta organizojmë në mënyrë tradicionale”.

“Kompania jonë njihet në mbarë botën sepse eksportojmë dhe jemi krenar që prodhimet tona pëlqehen dhe vlerësohen. Si ndërmarrje kemi investuar shumë në ruajtjen e traditës, në krijimin e plantacioneve të reja dhe përveç që vitin e kaluar që ka investuar shumë në teknikë, jemi duke investuar shumë edhe në inovacione tjera”, tha ai.

Kurse kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se Suhareka njihet si vendi i kultivimit të hardhisë së rrushit, dhe në pozitën time si Kryetar i kësaj komune jam në anën e bizneseve dhe do të jem çdo herë “E kam një apel për Kuvendin e Kosovës që sa më shpejt t’i aprovojnë ligjet që kanë të bëjnë më rimëkëmbje ekonomike që ka nevojë gjithë komunat e Kosovës”, tha ai.

Ljubisha Mitroviç nga kompania “Euro Test” tha se bashkëpunimi me kompaninë kosovare “Agrokosova Holding”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij aktiviteti, janë vizituar edhe plantacionet me vreshta, ku u njohën për së afërmi me prodhimtarinë e tyre. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera