Lajme

Masat e reja: Gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen për 12 ditë, diskutohet edhe ora policore

0
masat-e-reja:-gastronomia-dhe-qendrat-tregtare-mbyllen-per-12-dite,-diskutohet-edhe-ora-policore

Në takimin që pati ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe mundësia e orës policore.

“Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.

Ndryshe në 24 orët e fundit nga IKSHPK është bërë e ditur se janë regjistruar 12 raste të vdekjes dhe 777 raste të reja me COVID-19.

Duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar kanë arritur dozat e para të vaksinës anti-COVID, të llojit AstraZeneca.

Derisa është duke vazhduar vaksinimi i stafit shëndetësorë, në Kosovë numri i infektimit ka arritur të jetë shumë i lartë.

Para tri ditësh u arrit edhe numri më i lartë i infektimeve gjatë këtij viti, me mbi 900 të infektuar./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera