Rozë

Mashkulli më seksi në botë nxit thashetheme për lidhje me këtë vajzë

0
mashkulli-me-seksi-ne-bote-nxit-thashetheme-per-lidhje-me-kete-vajze

Javën e kaluar ai u emërua “Mashkulli më seksi” nga revista People, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Por, tani Michael B. Jordan mund të jetë duke konkurruar për titullin e “romancës më të nxehtë”.

Daily Mail ka siguruar fotografi të yllit të “Black Panther”, 33-vjeçar, nga një avion me Lori Harvey, në qytetin e saj të mërkurën, pak para festës së Falënderimeve.

Michael ishte veshur me veshje sportive ndërsa ecte nëpër shkallët e aeroplanit me vajzën 23-vjeçare të Steve Harvey.

Deri më tani, as Michael dhe as Lori nuk kanë komentuar në lidhje me lidhjen e tyre të mundshme dhe aktori ka qenë shumë i heshtur në lidhje me historinë e tij të takimeve ndër vite.

Fotot e reja tregojnë që të dy duken komod të veshur me veshje sportive me ngjyrë gri.

Michael dhe Lori nxituan për tu larguar nga aeroportit. Të dy ndiqën masat e duhura për t’u mbrojtur nga koronavirusi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera