Sport

Mbappe i vendos kushte PSG-së për vazhdimin e kontratës

0
mbappe-i-vendos-kushte-psg-se-per-vazhdimin-e-kontrates

Fituesi i Kupës së Botës po kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe dëshira e tij është që të luajë në Santiago Bernabeu.Por, sipas asaj që raporton AS, PSG është e vendosur që ylli i tyre të nënshkruajë një marrëveshje të re për qëndruar edhe për disa kohë në Ligue 1.

Mirëpo, mediumi spanjoll bën të ditur se 21-vjeçari i ka bërë me dije kampionit francez se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me kushtet e tij.

Mbappe ka kërkuar nëse e nënshkruan kontratën e tij të re, të ketë një klauzolë të vogël lirimi, një më e vogël se ajo e Neymarit që ishte transferuar nga Barcelona për 222 milionë euro.

PSG thuhet se ka refuzuar tri oferta të ndryshme nga klubet e mëdha, të cilat janë afër 180 milionë euro.

Lexo të tjera