Sport

Mbappe rikthehet në stërvitje, i gatshëm për lojë

0
mbappe-rikthehet-ne-stervitje,-i-gatshem-per-loje

Talenti i Paris Saint Germain është stërvitur normalisht të dielën dhe të hënën me pjesën tjetër të skuadrës, dhe është gati për lojë.

Sido që të jetë, trajneri i ‘Gjelave’, Didier Deschamps, thotë se s’do të rrezikojë me 21-vjeçarin dhe do të mendojë mirë nëse do ta aktivizojë kundër Suedisë.

“Kylian është mirë, ai ka punuar me shokët tashmë në stërvitje”, tha Deschamps.

“Do të kem kohë të flas me të nëse do të startojë ose do ta nisë takimin nga stoli”.

“Do të vendos çfarë është më e mira për ekipin dhe për Mbappen”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera