Lajme

Mbi 1000 gabime gjuhësore në librin e Shkelqim Millakut , ish-dekanit të zgjedhur nga NISMA

0

Flamur Shala, profesor në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren, thotë se në librin e Shkelqim Millakut, ish- dekanit të Fakultetit të Filologjisë në Prizren, janë mbi 1000 gabime gjuhësore elementare. Z.Shala ka publikuar edhe disa pjesë nga libri i z.Millaku.


Ai shkruan:

Faqe nga libri (2015), me të cilin u “asociua” “profesori” “aksidental”, “gjuhëtari” në Universitetin “Ukshin Hoti” me emrin Shkelqim Millaku.

Në një libër sy ky, nga i njëjti “autor”, “prof. i asociuar”, ka mbi 1000 gabime gjuhësore elementare.

Do t’i shpalosim faqe më faqe! Ka ardhur koha të thyhet heshtja!

Ka “artikuj” të ashtuquajtur, në tri-katër faqe, me mbi 60-70 gabime gjuhësore elementare.

Shihni më poshtë!!! “Hajmedet për ne”!

Ndryshe, Shkëlqim Millaku ishte emëruar jashtëligjshëm si dekan i Fakultetit të Filologjisë në Prizren që nga data 1 tetor i vitit 2018.

Millaku ishte zgjedhur ishte zgjedhur duke i munguar votat nga Këshilli i Fakultetit të Filologjisë dhe duke përfituar nga një vendim unanim nga Senati i këtij fakulteti që është i ndikuar politikisht nga një parti politike. Në mbledhjen e mbajtur 20.04.2018 nga Këshilli i këtij fakulteti, Millaku nuk kishte mundur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në pozitën e dekanit

Millaku ishte zgjedhur ne këtë pozitë të jashtëligjshme pas lidhjeve të afërta që ka me partinë NISMA, kishin raportuar atëkohë mediat kosovare, që kishin monitoruar zgjedhjen e Millakut në këtë pozitë.

Millaku ishte zgjedhur në pozitën e dekanit, në kohën kur me Ministrinë e Arsimit qeveriste Shyqyri Bytyqi (Ministër i Nismës).

Lexo të tjera