Lajme

Mbi 37 mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

0
mbi-37-mije-raste-pozitive-me-covid-19-ne-kosove-qe-nga-fillimi-i-pandemise

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 775 raste pozitive me koronavirus nga 1903 të testuar, shkruna lajmi.net.

Në këtë interval kohor, kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë të infektuar me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera