Lajme

Mbi 700 testime, 68 persona rezultojnë pozitiv për koronavirus në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë bërë mbi 700 testimeve të personave të dyshuar me Covid19. Nga ky numër i madh i testeve, kanë rezultuar pozitiv 68 persona.


Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast me fatalitet.

Situata në vend vazhdon të jetë nën kontroll ngase përmasat e rritjet nuk janë të mëdha dhe numri i testimeve është shumë i madh.

Ky është njoftimi i plotë nga IKSHPK:

33 TË SHËRUAR DHE 68 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Lexo të tjera