Lajme

Mblidhen dy komisione parlamentare

0
mblidhen-dy-komisione-parlamentare

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, janë dy komisionet që do të mbahen sot.

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve do të mblidhet në ora 11:00 ku fillimit do të fillojë me miratimin e rendit të ditës, e më pas me miratimin e proces verbalit nga mbledhja e mbajtur me 25.09.2020, e që pas kësaj pritet shqyrtimi i draftit të planit të veprimit dhe atij të planit të buxhetit.

Ndërsa, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet në ora 13:00.

Në pikë të rendit të ditës ka miratimin e rendit të ditës, e më pas miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 23.09.2020. pas kësaj në rend të ditës ky komision do të shqyrtoj dhe miratoj planin e punës së komisionit për periudhën tetor-dhjetor 2020 si dhe pika e katërt do të jetë të ndryshme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera