Rozë

Mbretëresha Elizabetë fotografohet duke vozitur “Range Rover”

0
mbreteresha-elizabete-fotografohet-duke-vozitur-“range-rover”

Pasi përfundoi pushimet në Kalanë Balmoral, Mbretëresha Elizabeta II udhëtoi në Norfolk për të kaluar kohë me Princin Philip, shkruan Express.co.uk, transmeton lajmi.net.

Ajo është parë duke vozitur një “Range Rover” të zi, në rrugët publike.


Sidoqoftë, lëvizja është vetëm e përkohshme. Të dy mbretërit e moshuar do të duhet të lëvizin nga Sandringham në Kalanë Windsor në tetor.

Sipas raporteve, Princi Philip më shumë do të kishte qëndruar në Sandringham, por edhe një herë kjo do të kishte çuar në probleme me stafin.

Burime pranë tyre pohuan se nuk kishe kushte të mjaftueshme për të mbrojtur kundër virusit dy anëtarët e familjes mbretërore.

Mbretëresha do të kthehet në Windsor muajin tjetër në mënyrë që të kryejë detyrat e saj mbretërore.

Zëdhënësi tha: “Në varësi të finalizimit të programit të vjeshtës, qëllimi i Madhërisë së saj është që të kthehet në Kështjellën Windsor në tetor dhe të rifillojë përdorimin e Pallatit Buckingham për audienca dhe angazhime të zgjedhura”.

“Këto plane do të mbahen nën shqyrtim dhe natyrisht do t’i nënshtrohen të gjitha udhëzimeve dhe këshillave përkatëse”, shtoi ai.

Familja mbretërore kishte një numër planesh që u ndikuan nga pandemia COVID-19 gjatë gjithë vitit.
Normalisht, Duka i Edinburgut qëndron në Sandringham ndërsa Mbretëresha kryen detyrat e saj mbretërore në Windsor.
Mbretëresha dhe Princi Philip qëndruan në Balmoral përreth gjashtë javë, por periudha në vijim do të bëjë që ata të kalojnë edhe më shumë kohë së bashku.
Sandringham, në Norfolk, është pronë e mbretëreshës dhe është përdorur nga monarkët britanikë që nga shekulli i 19-të.
Ajo përdoret akoma shpesh nga familja mbretërore sot. Tradicionalisht, Sandringham është gjithashtu destinacion i familjes mbretërore për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. /Lajmi.net/

Lexo të tjera