Sport

Mbyllet baras ndeshja mes Kroacisë dhe Çekisë

0
mbyllet-baras-ndeshja-mes-kroacise-dhe-cekise

Ndeshja mes Kombëtares së Kroacisë dhe Çekisë është mbyllur me rezultat 1-1, raporton lajmi.net.

Golin e parë të ndeshjes e realizoi Patrick Schcik i Çekisë në min e 37’ nga pika e bardhë e penaltisë, me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë, nisi më mirë për Kroacinë që barazoi rezultatin me golin e Ivan Perisic në min e 47’.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën disa raste shënimi por nuk arritën ti shfrytëzojnë.

Kroacia ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në “Euro 2020”, ndërsa çekët kanë katër pikë dhe janë afër kualifikimit për në fazën tjetër. /Lajmi.net/

Lexo të tjera