Sport

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi kundër Estonisë

0
mbyllet-pjesa-e-pare,-kosova-ne-epersi-kunder-estonise

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave po dominon ndeshjen kundër Estonisë, në kuadër të kualifikueseve, shkruan lajmi.net.

Në 45 minutëshin e parë, kosovaret arritën që të gjejnë dy herë rrugën e golit, duke shkuar të qeta në pushim.

Goli i parë në këtë përballje erdhi në minutën e 7’, kur Biqkaj shënoi për 1:0.

E njëjta lojtare shënoi edhe në minutën e 27’, por me meritat më të mëdha në këtë gol që i shkojnë asistueses Memeti.

Kosova synon të ruajë këtë epërsi edhe në pjesën e dytë dhe të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje. /Lajmi.net/

Lexo të tjera