Lajme

Me 100 euro false tentoi të blinte gjësende në një market në Prizren

0
me-100-euro-false-tentoi-te-blinte-gjesende-ne-nje-market-ne-prizren

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, monedha e falsifikuar është konfiskuar nga policia. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me një monedhë prej 100 euro të falsifikuar, ka tentuar të blej gjësende në një market. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera