Genc Prelvukaj javë më parë bëri të ditur se ka finalizuar albumin e ri, i cili pritet të publikohet muajin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.
Përmes postimit të fundit, këngëtari solli një fotografi të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të ri, i cili do të publikohet më 1 nëntor.
Kënga titullohet “Mungon”, kurse është projekti i parë që publikiohet me klip nga albumi i tij “Gentivs II”.
“Mungon”
Me date 1 Nentor
Kenga e pare me videospot e albumit “Gentivs II”, ka shkruar ai.
Projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj titullohet “Bekim” dhe i kushtohet dëshmorit Bekim Berisha. /Lajmi.net/
View this post on InstagramA post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on