Lajme

Më në fund iu dorëzohet autoriteteve të drejtësisë, deputeti i kuvendit të Kosovës

0
polemika-ne-kuvend-per-fillimin-e-vitit-shkollor-–-qeveria-lavderohet,-opozita-kritikon
Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë.

Siç ka mësuar KOHA, Arifi tani është duke u transferuar në burg.

Ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Vendimi u bë i plotfuqishëm në janar të 2020-s. Për dënimin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.

Arifi deri tash ndodhej në arrati.

Arifi në mandatin e fundit e ka bërë të kontestueshme edhe kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti. Ai ishte një nga 61 deputetët (vota minimale) që i dhanë votën formimit të Qeverisë Hoti. Pasi dënimi ndaj tij u bë i plotfuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje e çoi rastin në Kushtetuese duke kontestuar kushtetutshmërinë e mandatit të tij. Kushtetuesja ende s’ka vendosur për rastin./KI

Lexo të tjera