Bota

Mediet në Itali: Ronaldo ishte nervoz dhe bëri skena në zhveshtoren e Juventusit

0
mediet-ne-itali:-ronaldo-ishte-nervoz-dhe-beri-skena-ne-zhveshtoren-e-juventusit

Mysafirët nuk erdhën në Torino, duke justifikuar se për shkak të rasteve të infektimit me COVID-19, ata nuk morën leje nga autoritetet lokale për të udhëtuar.

Lojtarët dhe gjyqtarët e Juventusit ishin në fushë, ndërsa mysafirët nuk u paraqiten, me gjyqtarin që shpalli fundin, duke dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Pas kësaj, është krijuar një dramë në dhomën e zhveshjes së kampionit italian, shkruan Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.net.

Gjegjësisht, kur lojtarët u kthyen në dhomat e zhveshjes, Cristiano Ronaldo filloi të bënte skena, duke bërtitur para të gjithëve. Ai bërtiti edhe para drejtuesve të klubit, sepse duhej të priste lejen e organizatës lokale të shëndetit në mënyrë që të lejohej të shkonte në shtëpi, domethënë, të mblidhej në ekipin kombëtar portugez.

Portugezi ishte shumë nervoz dhe përfundimisht u largua nga baza duke rrezikuar vetë./Lajmi.net/

Lexo të tjera