BotaLajme

Mediumi amerikan i afërt me Republikanët: Joe Biden fiton Arizonën, Trump po humb edhe në Nevada

0

Demokrati Joe Biden është afër fitores për tu bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Mediumi amerikan FOX NEWS, i afërt me republikanët shkruan se Biden e ka fituar Arizonën e cila ka 11 vota elektorale.

Po sipas FOX, Donal Trump po e humb shtetin e Nevadas, transmeton Reporteri.net.

Sipas Fox NeWs demokrati Biden aktualisht ka garantuar 264 vota elektorale dhe është vetëm 6 të tilla larg që ta shpallë fitoren e madhe.

Dhe sipas asaj që pasqyron ky medium amerikan, 6 votat elektorale të fitores, Biden është duke i marrë në Nevada, pasi ka përmbysur rezultatin ndaj Trumpit, në favor të tij.

 

Kujtojmë se pak më parë kandidati për president nga demokratët Joe Biden, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se çdo votë duhet të numërohet dhe se ai është ende i sigurt se mund të fitojë zgjedhjet.

“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”.

Ai falënderoi mbështetësit për durimin e tyre dhe përsëriti se “secila votë duhet të numërohet”.

Biden paralajmëroi edhe një ditë më parë fitoren e shprehur bindjen se është në rrugën të mbarë për të siguruar votat e nevojshme për Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi i tij ishte se do të jetë një president i bashkimit të kombit, duke theksuar se kundërshtarët nuk duhet të trajtohen si armiq dhe se do të qeverisë si president i një vendi ku të përfaqësohen të gjithë.

Lexo të tjera