Lajme

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

0
meghan-markle-nuk-do-te-marre-pjese-ne-varrimin-e-princit-philip

Një ditë pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, zyrtarët e Pallatit Buckingham njoftuan se një funeral privat do të mbahet në Windsor Castle më 17 prill, transmeton lajmi.net.

Pallati tha se Philip mori pjesë në planifikimin e funeralit të tij dhe përqendrimi te familja ishte në përputhje me dëshirat e tij. Duka vdiq në moshën 99 vjeçare.

Princi Harry, i cili u largua nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe tani jeton në Kaliforni, do të marrë pjesë në varrim së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Gruaja e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë, është këshilluar nga mjeku i saj që të mos jetë e pranishme.

Pjesëmarrja e Harryt do të shënojë rikthimin për herë të parë që pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey.

Gjatë transmetimit dy orësh në CBS, Harry zbuloi shumëçka përfshirë edhe marrëdhënien e tij me babanë, Princin Charles dhe të vëllanë, Princin William.

Në anën tjetër, Meghan hodhi akuza të rënda kundrejt familjes mbretërore duke deklaruar se ka menduar të bëjë edhe vetëvrasje gjatë kohës që po qëndronte atje.

Pallati Buckingham nuk ka pranuar të hyjë në ndonjë specifikë të vdekjes së Philip, por mendohet se ka qenë shumë i sëmurë dhe se gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e së enjtes.

Ndryshe, Duka ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare./Lajmi.net/

Lexo të tjera