Sport

Mendy: Presion i madh kur nënshkruaja me Real Madrid

0
mendy:-presion-i-madh-kur-nenshkruaja-me-real-madrid

Mbrojtësi i majtë, Ferland Mendy, linte Olympique Lyonin për t’iu bashkuar skuadrës së Real Madrid.

Francezi bëri mjaft mirë në ‘Santiago Bernabeu’, duke fituar edhe balotazhin me Marcelo.

Por, ai ka thënë se në fillimet e tij te Real Madrid, ndjehej i frikësuar nga presioni i madh.

“Kisha drojë për nënshkrimin me Real Madrid. Është e komplikuar të shkosh në Real, por unë u përshtata dhe mund të them se shkoi mirë”, ka thënë Mendy, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë presion në këtë vend. Është e komplikuar të kalosh në një klub të tillë”, shtoi francezi.

Ferland Mendy ka qenë i përzgjedhuri i Zidane edhe në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga. /Lajmi.net/

Lexo të tjera