Rozë

Menjëherë u bë e virale: Shikoni se çfarë lloj maske mban ylli i “Home Alone”

0

Të gjithë e kujtojmë aktorin amerikan Macaulay Culkin për rolin e tij si Kevin McAllister në filmin “Home Alone”, transmeton Gazeta Metro.


Ai film nuk mund të zhduket kurrë nga kujtesa jonë, dhe padyshim nga jeta e tij siç dëshmohet nga fotoja e tij e re në llogarinë e tij në Instagram.

Aktori i njohur tërhoqi vëmendjen e fansave të tij me postimin e tij të fundit në llogarinë e tij në Instagram. Gjegjësisht, ai u fotografua me një maskë mbrojtëse që ka një pamje të veçantë. Sigurisht, ka të bëjë me filmin “Vetëm në shtëpi”.

“Vetëm për të qëndruar i sigurt, duke veshur lëkurën e qëruar të unit tim të ri. Mos harroni të vendosni maskat tuaja” ,shkroi Macaulay Culkin.

Maska e Macaulay u frymëzua nga reagimi i tij në rolin e Kevin McAllister në “Home Alone” kur mësoi se të gjithë ishin larguar nga shtëpia dhe e lanë vetëm./gazetametro.net

Lexo të tjera