Fun

Merimanga e krijon një rrjetë mjaftueshëm të madhe sa për të kapur një njeri

0
merimanga-e-krijon-nje-rrjete-mjaftueshem-te-madhe-sa-per-te-kapur-nje-njeri

Një foto u shkrep nga një punonjës i Departamentit të Konservimit në Misurit.

“Specialisti i mediave MDC, Francis Skalicky shkrepi një fotografi të rrjetës së merimangës ndërsa rrinte në një shteg në Springfield kohët e fundit. Një numër i madh i llojeve të merimangave mund të gjenden në Misuri. Rrjetat e tyre janë më të dukshme në fund të verës dhe në vjeshtë, kur merimangat arrijnë madhësinë e tyre më të madhe”, shkruajti Departamenti i Konservimit i Misurit në postimin e tyre në Facebook, transmeton Telegrafi.

Fotoja tërhoqi shumë vëmendje dhe komente. Njerëzit e quajtën rrjetën një pjesë të “mrekullueshme” të arkitekturës së natyrës.

Sado mbresëlënëse është rrjeta, duhet të theksohet se fotografia është bërë gjithashtu në një kënd që e bëri atë të duket më masive.

ORBWEAVER SPIDERWEB: MDC Media Specialist Francis Skalicky snapped a pic of the orbweaver’s spiderweb while out on a…

Gepostet von Missouri Dept. of Conservation am Mittwoch, 30. September 2020

Lexo të tjera