Lajme

Merkel uron Bidenin për fitore në SHBA: Do t’i bashkojmë forcat për luftimin e COVID-19

0
merkel-uron-bidenin-per-fitore-ne-shba:-do-t’i-bashkojme-forcat-per-luftimin-e-covid-19

Angela Merkel i ka ofruar urimet e saj të përzemërta presidentit amerikan të zgjedhur Joe Biden dhe nënkryetares së tij të zgjedhur Kamala Harris, duke thënë se ajo priste të punonte së bashku me ta për qëllimet e përbashkëta duke përfshirë luftimin e pandemisë, emergjencën e klimës dhe rimëkëmbjen ekonomike, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Ajo gjithashtu u zotua se Gjermania dhe Bashkimi Evropian do të marrin në të ardhmen më shumë përgjegjësi për çështjet kryesore – në veçanti të mbrojtjes – sesa kanë në të kaluarën.

Ajo nuk bëri përmendi presidentin në ikje Donald Trump në fjalën e saj, por pranoi që Biden dhe Harris ishin zgjedhur në një kohë shumë të konfliktuar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera