Bota

Merr fund martesa tre vjeçare e Cardi B, dyshohet se u tradhtua nga Offset

0
merr-fund-martesa-tre-vjecare-e-cardi-b,-dyshohet-se-u-tradhtua-nga-offset

Reperia e Bodak Yellow paraqiti dokumente në Gjykatën Superiore, Fulton County, Georgia të martën nën emrat e tyre të vërtetë – Belcalis Almanzar dhe Kiari Cephus – si pjesë e një peticioni divorci, sipas TMZ, transmeton lajmi.net.

Cardi, 27 vjeçe, u martua me reperin e famshëm, 28 vjeç, në një ceremoni sekrete më 2017 dhe ata kanë së bashku vajzën Kulture, (2), megjithatë romanca e tyre  tani ka mbaruar pasi është pohuar se ai nuk ishe besnik gjatë gjithë martesës.

Pabesia e Offset duket se ka qenë pika e prishjes pasi një burim tha për People: “Offset e ka tradhtuar gjatë gjithë kohës por Cardi ka qëndruar për shkak të foshnjës. Ajo gjithashtu nuk donte të vihej në siklet. Por, kaq mjafton”.

Sidoqoftë, dokumentet shtojnë se Cardi shpreson që divorci ‘do të zgjidhet me marrëveshje mes dy palëve’.

Edhe në detajet e tradhtisë së pretenduar, në paraqitjen e divorcit të Cardi, ajo deklaroi se ‘po kërkon kujdestarinë fizike si dhe kujdestarinë ligjore’ të fëmijës së tyre.

 

View this post on Instagram

 

Guess who photobomb me and @offsetyrn picture ? And she know she did it on purpose 😒😒🙄

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on

Cardi më parë akuzoi Offset për pabesi në 2018 vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre.

Pasi ajo deklaroi se ata nuk ishin më së bashku, Offset i u lut publikisht asaj  për t’i dhënë një mundësi tjetër.

Në një postim të gjatë në Instagramin e tij, ai shkroi: “Tani po kalojmë shumë gjëra, shumë gjëra në media. Dua të të kërkoj falje Cardi. Te vura ne siklet. Të bëra të çmendesh”.

Ai vazhdoi: “Unë po merrja pjesë në një aktivitet që nuk duhej të merrja, dhe kërkoj falje. E dini çfarë po them? Për thyerjen e zemrës tend , për prishjen e premtimit tonë, për prishjen e premtimit të Zotit dhe për të qenë një burrë egoist, i ngatërruar”.

Ai shtoi: “Unë po përpiqem të jem një person më i mirë ….. Unë ju kërkoj falje Cardi. Unë të dua”./Lajmi.net/

Lexo të tjera