Lajme

Mesazhi i veçantë që çoi gruaja e Joe Biden me fustanin e saj në fjalimin e fitores

0

Në fjalimin e fitores të Joe Biden, bashkëshortja e tij Jill shkëlqeu me fustanin e saj me lule.

Fustani i saj u konsiderua nëpër media si një nderim për Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton.

Teksa qëndronte pranë fituesit të garës presidenciale në SHBA, bashkëshortit Joe Biden, Jill u shfaq e veshur me një fustan asimetrik “Oscar de la Renta”, me lule të qëndisura shoqëruar me një maskë të zezë.

De la Renta dizajnoi fustanin ikonik në ngjyrë pjeshke që Jackie Kennedy veshi gjatë një vizite shtetërore në Indi.

Gjithashtu dizajnoi gjithashtu edhe dy fustanet që veshi në ceremoninë e përurimit Hillary Clinton. Gjatë fjalës së tij, Joe Biden tregoi se sa e rëndësishme ishte ajo për jetën dhe karrierën e tij./Express

 

 

Lexo të tjera