Rozë

Mevlani ia shpreh publikisht dashurinë, ky është reagimi i Ledianës

0
mevlani-ia-shpreh-publikisht-dashurine,-ky-eshte-reagimi-i-ledianes

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Mevlani dhe Lediana, janë deklaruar se në program janë vetëm për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Dyshja duket se janë rrugës për t’u bërë çift, andaj shihen bashkë disa herë edhe jashtë programit.

Së fundi, Mevlani publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq pranë Ledianës, duke treguar se kanë kaluar kohë së bashku.

Në mbishkrimin e fotografisë, Mevlani shkëputi disa vargje të këngës së tij të re, ku thotë “Kjo dashnia por si zjarri”.

“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, ishte komenti i Ledianës sipër fotos.

Megjithatë, i mbetet kohës ta vërtetojë nëse këta të dy konkurrentë po pretendojnë të dalin çift nga emisioni, apo është vetëm lojë e tyre. /Lajmi.net/

Lexo të tjera