Lajme

Michele Risi: Formimi i asociacionit është çështje diskutabile

0
michele-risi:-formimi-i-asociacionit-eshte-ceshtje-diskutabile

“Një pikë shumë e diskutueshme në dialog, ka të bëjë me formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe çfarë funksioni dhe fuqie ekzekutive do t’i caktohet asaj. Disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës, paralajmëruan për rrezikun e ‘bosnjëzimit’ të Kosovës, i cili do të mund të rrezikonte etnitetin shtetëror të Kosovës”, tha Risi.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se formimi i asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se asociacioni i komunave me shumicë serbe në 23 nene është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës./kp

Lexo të tjera