Lajme

Miftaraj “thumbon” Kurtin për Qeverinë pa ministra që akuzohen për korrupsion

0
miftaraj-“thumbon”-kurtin-per-qeverine-pa-ministra-qe-akuzohen-per-korrupsion

Miftaraj bëri një krahasim me një ngjarje në shtetin e Holandës, ku kryeministri holandez, Mark Rutte për formimin e një qeverie të re mori një goditje të rëndë, pasi Kuvendi ka miratuar mocion formal të mosbesimit, duke thënë se nuk e ka treguar ai të vërtetën rreth deklaratave të bëra gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë.

Përmes një postimi, ai atë ngjarje e ka krahasuar duke e thumbuar kryeministrin Kurti, i cili ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe ne qeverisjen e tyre nuk lejojnë as deputet, ministra, zëvendës ministra me aktakuza për korrupsion.

Postimi i plotë:

Holande:

Gjasat e kryeministrit holandez, Mark Rutte, për formimin e një qeverie të re morën goditje të rëndë të premten, pasi kuvendi miratoi një mocion formal të mosbesimit, duke thënë se ai nuk e ka treguar të vërtetën rreth deklaratave të bëra gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë.

Kosove:

Kemi premtuar lufte kunder korrupsionit, dhe ne qeverisjen tone slejojme as deputet e as ministra e as edhe zevendes ministra me aktakuza per korrupsion.  Ka kaluar koha e promovimit dhe amnistise se korrupsionit. 😃

Ne e mbajme fjalen.  Besa-Bese./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera