Sport

Mike Tyson – Roy Jones Jr, detajet e meçit

0
mike-tyson-–-roy-jones-jr,-detajet-e-mecit

Tyson në matjet e djeshme ka peshuar 99.9 kg dhe është 54 vjeçar, ndërsa Roy Jones Jr peshoi 95 kg dhe është 51 vjeçar.

Tashmë disa nga rregullat janë bërë publike, por ajo çfarë befason më së shumti është se nuk do të ketë nokaute dhe një çarje e vogël mes tyre, do të ndërpritet meçi, Dueli që zhvillohet për bamirësi, do të zgjasë deri në tetë raunde me nga dy minuta dhe fitues nuk do të ketë, pasi ky meç është më shumë për dëfrim të fansave.

Tyson dhe Jones nuk do të mbajnë mbrojtëse për kokën, por do të mbajnë dorëza më të mëdha se ato që përdoren zakonisht në boksin elitar.

Takimi pritet zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës (05:00) sipas kohës tonë lokale.

Ngjarja zhvillohet në STAPLES Center,Los Angeles, California./Lajmi.net/

Lexo të tjera