Lajme

Milaim Zeka demanton Tomë Gashin: Po shpifë ky spiun i BIA-s

0

Pretendimet e avokatit Tomë Gashi, se ish-deputeti Milaim Zeka, ka dëshmuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosoëvs, i ka hedhur poshtë ky i fundit.

Në një bisedë për GazetaBlic, Milaim Zeka thotë se nëse arrin Tomë Gashi ta dëshmojë se ai ka dëshmuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në gjendje që të japë dorëheqje nga e gjithë jeta publike.

Por, edhe Zeka i ka disa akuza ndaj Gashit, duke thënë se të gjithë e dinë që ai është spiun i BIA-s serbe.

Tutje, Zeka shton se nuk e ka parë postimin e Tomë Gashit, por që nuk e do lë me kaq dhe se do të paditet në gjykatë, për siç thotë Zeka shpifjen e radhës.

“Nuk e kam parë postimin e tij, por që po e them me bindje që në momentin që jo vetëm Tomë Gashi, por kushdo që arrin të dokumentojë që unë kam dëshmuar kundër UÇK-së, unë e lë jetën publike dhe nuk merren asnjëherë me asgjë. Por, Tomë Gashi është një spiun i BIA-s dhe merret me këso shpifjesh kundër meje. Në momentin kur do ta shoh postimin e tij, do ta padis për këtë shpifje të madhe”, ka thënë ndër të tjera Zeka.

Gjatë ditës, avokati Tomë Gashi, ka publikuar një dokument, që pretendon se është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica ku e akuzon këtë të fundit se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së.

Sipas Gashit Milaim Zeka ka deklaruar në EULEX se UÇK-ja ka pasur shumë kampe ndalimi.

“Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini”, ka shkruar ai.

Lexo të tjera