Lajme

Milaim Zeka tregon se si e paralajmëroi Nasim Haradinajn se do të arrestohej

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka kritikuar klasën politike në vend për arrestimet që ndodhën djet nga ana e Gjykatës Speciale, meqë siç u shpreh, politikanët tanë nuk e kishin marrë seriozisht këtë gjykatë.


Zeka ka treguar se si i kishte paralajmëruar Nasim Haradinajn se do të arrestohet nga Specialja.

I kam thënë Nasim Haradinajt në një studio televizive që do të arrestohesh për arsye se jam nisur nga arrestimi im. Në vitin 2014 për shkak të një hulumtimi që e kisha bërë për një korrupsion brenda EULEX-it, kisha ardhur në fakte se kryeprokurori Salustro i kishte joshur dëshmitarët me para e azil, duke i thënë ‘sa para po i do për të dëshmuar rrejshëm’”.

“Në atë kohë unë u arrestova me 80 forca speciale me maska, të cilët më hynë në zyre. Për shkak të frikës që e kishte përjetuar, më kishte abortuar edhe gruaja ime kur kanë hyrë forcat speciale ashtu. Nuk ka pasur asnjë reagim nga Taçi, Veseli, Limaj, Haradinaj, Mustafa, sepse në atë kohë u dukej që Gjykata Speciale është hajgare, kanë manipuluar me opinion dhe ja ku është rezultati”.

Ai mes tjerash deklaroi se ushtarët e vërtetë të UÇK-së sërish u bënë tabelë qitëse.

“Është e dhimbshme që kjo ndodh 20 vite pas çlirimit, që shohim forca nëpër organizata të veteranëve, por krejt fajin e kësaj e ka klasa politike e shtetit të Kosovës që e kanë krijuar një shtet mish-mash, që e kanë shndërruar në pronë të tyre private dhe nuk ka njeri që i bie në fije se çfarë shteti është sot shteti i Kosovës”.

Lexo të tjera