Sport

Milan në negociata të avancuara për Dalot

0
milan-ne-negociata-te-avancuara-per-dalot

Mbrojtësi i krahut, i cili aktivizohet me Manchester United, Diogo Dalot, është afër marrëveshjes me Milan.

Në Itali raportohet se mbrojtësi portugez pritet të kalojë në ‘San Siro’ në formë huazimi.

Negociatat janë duke vazhduar, me anëtarin e Portos që gëzon interesim edhe nga Roma, por Milan janë më afër tij.

Dalot kalonte te United në vitin 2018, për 22 milionë euro, kurse tashmë pritet të huazohet në Milano. /Lajmi.net/

Lexo të tjera