Sport

Milan përgatit ofertën për Tomorin

0
milan-pergatit-oferten-per-tomorin

Anglezi u huazua te “Rossonerët” nga “Blutë” në formë huazimi me mundësi blerje gjatë janarit, transmeton lajmi.net.

Milan mund ta bëjë blerjen e përhershme për 28 milionë euro në fund të sezonit dhe sipas Sky Sport Italia, ata janë duke konsideruar të përgatisin ofertën që të sigurojnë shërbimet e 23-vjeçarit.

Tomori debutoi me Milanin kundër Interit në Kupën e Italisë, ndërsa pas ndeshjes kishte thënë se është ëndërr e bërë realitet.

Tomori ende s’ka diskutuar të ardhmen me trajnerin e ri të Chelseas, Thomas Tuchel.

Deri me tani, anglezi ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat me Milanin./Lajmi.net/

Lexo të tjera