Uncategorized

Milani sjell dy përforcime të mëdha në janar

0

Mediet italiane raportojnë se “Rossonerët” duan të forcojnë më tej ekipin në afatin kalimtar të dimrit dhe Maldini tashmë është duke punuar në dy përforcime.

Gjegjësisht, qëllimi kryesor i Milanit në afatin kalimtar të dimrit do të jetë lojtari mesfushori i Lille, Bubacari Sumare, përcjell lajmi.net.

Sumare heshti kritikët me paraqitjet e tij sezonin e kaluar, kështu që ai tashmë ka marrë epitetin “Pogba i ri”, sepse i ngjan shumë yllit të Manchester United.

Gjigantët evropianë tashmë kanë treguar interes të fortë për Sumare, por mediet franceze pretendon se Milani dëshiron ta mposhtë konkurrencën dhe tashmë ka filluar negociatat.

Përforcimi i dytë duhet të jetë në mbrojtje dhe mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic është qëllimi kryesor i tyre. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera