Rozë

Mimoza Shkodra ndan pamje nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

0
mimoza-shkodra-ndan-pamje-nga-prapaskenat-e-klipit-te-ri-muzikor

Mimoza Shkodra tash e disa kohë nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Artistja, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se ajo tashmë është duke xhiruar klipin e ri muzikor dhe solli pamje nga bregdeti i bukur i Shqipërisë.

Këngëtarja duket se për projektin e ri muzikor ka vendosur të ndryshojë edhe ‘look-un’ e saj dhe të bëhet tërësisht bionde.

Kënga e fundit nga Mimoza Shkodra titullohet “Dy herë një gabim”, projekt ky i cili u lansua vitin e kaluar dhe erdhi në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. /Lajmi.net/

Lexo të tjera